Lajme
Rreth 190 raste të identifikuara me Virusin e Nilit në BE
Shumica prej tyre, ose 144 raste të virusit të Nilit Perëndimor janë identifikuar në Itali.
Në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian janë identifikuar gati 190 persona të infektuar me virusin e etheve të Nilit Perëndimor këtë vit.
Sipas një raporti të përjavshëm të publikuar sot nga Qendra Europiane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve (ECDC), lidhur me rreziqet nga sëmundjet e transmetueshme, 188 raste të infektimit të njeriut janë raportuar që prej nisjes së sezonit të sëmundjeve ngjitëse, përcjell Albinfo.ch.
Shumica prej tyre, ose 144 raste të virusit të Nilit Perëndimor janë identifikuar në Itali, ku janë regjistruar edhe 10 vdekje për shkak të këtij infeksioni. Rastet e tjera të infeksionit deri më tani janë regjistruar në Greqi, 39 të tilla, në Austri dhe Rumani me nga dy raste, si dhe një rast në Sllovaki.
Veç këtyre, Serbia, vend që kufizohet me BE-në, ka regjistruar 34 raste infektimi dhe tri vdekje deri tani.
Sipas ECDC, stina e sëmundjeve të transmetueshme zgjat nga muaji qershor deri në nëntor.
Virusi i Nilit Perëndimor prek kryesisht shpendët, por edhe kuajt dhe njerëzit. Te njerëzit infeksioni është kryesisht i butë ose asimptomatik.
Nuk ekziston ende një vaksinë mbrojtëse ndaj këtij infeksioni./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













