Lajme
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë

Sipas federatës së prodhuesve zviceranë të çokollatës, Chocosuisse, këtë vit në Zvicër janë prodhuar rreth 23 milionë lepurushë çokollate për festën e Pashkës. Por rritja e çmimeve të çokollatës ka ndikuar edhe në këto produkte tradicionale festive, të cilat këtë vit po shiten me çmime më të larta.
Çmimet e larta të lëndëve të para ndikojnë prodhimin
Shumë kompani kanë qenë të detyruara të rrisin çmimet për shkak të kostove më të larta të lëndëve të para, tha Chocosuisse për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA. Megjithatë, federata nuk jep një përqindje të saktë të rritjes së çmimeve, duke e konsideruar të pamundur për shkak të shumëllojshmërisë së produkteve që ofrohen, transmeton albinfo.ch.
Federata thekson se çmimet e kakaos janë katërfishuar gjatë dy viteve të fundit. Për pasojë, prodhuesit po përballen me marzhe më të ulëta fitimi, ndërsa rritja e çmimeve për konsumatorët ndodh më vonë.
Çokollata e qumështit në krye, por rritet popullariteti i çokollatës së zezë
Edhe këtë vit, lepurushët dhe vezët e mbushura me çokollatë pritet të jenë më të kërkuarat gjatë shitjeve të Pashkës. Popullore mbeten edhe kutitë me pralina. Në aspektin e shijes, çokollata e qumështit vazhdon të jetë më e preferuara, megjithëse çokollata e zezë po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. Ndërkohë, çokollata e bardhë mbetet një zgjedhje më pak e zakonshme.
E-Diaspora
-
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë "I akuzuari ishte shumë bashkëpunues gjatë marrjes në pyetje. Ai vetë e kishte aktivizuar zinxhirin e...
-
“Zvicra nuk më mungon”, Shani Kadrijaj, fermeri që zgjodhi Kosovën
-
Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet
-
Edi Rama: Diaspora, pjesë e trenit të fitores
-
Ekspozita “Gjergji në Art” një mozaik identiteti, arti dhe kujtese kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Italia dhe Zvicra bien dakord për taksimin e punonjësve ndërkufitarë Qeveria italiane ka miratuar marrëveshjen me Zvicrën për taksimin e të ashtuquajturit “teleworking” nga punonjësit ndërkufitarë....
-
SWISS nuk do të fluturojë drejt Tel Avivit deri më 8 qershor
-
Gjeneva shpërndan falas ilaç kundër larvave për të luftuar mushkonjën tigër
-
Zvicra përballet me rritjen e përdorimit të kokainës së tymosur, publikohet një udhëzues për qytetet
-
Normat e ulëta të interesit nxisin ëndrrën zvicerane për pronësinë e shtëpisë