Lajme
Sa persona kanë kërkuar azil dy apo më shumë herë në Gjermani
Gjithsej 28.000 raste të përsëritjes së kërkesave për azil në Gjermani
Gjermania është një nga shtetet evropiane që ka numër të relativisht të lartë të azilkërkuesve, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse shumë azilkërkues janë dëbuar disa herë, ata prapë janë kthyer në Gjermani, ka njoftuar “Welt am Sonntag”. Sipas autoriteteve, kjo praktikë duhet të ndryshojë. CSU propozon ndalimin e rikthimit të tyre në vend.
Statistikat tregojnë se mijëra njerëz janë dëbuar dhe sërish janë kthyer në Gjermani, pavarësisht faktit që kërkesa e tyre për azil është refuzuar dhe ata janë dëbuar apo larguar.
Mediat njoftojnë se ka gjithsej 28.000 raste të përsëritjes së kërkesave për azil. Nga viti 2012 ata janë futur në Gjermani, kanë paraqitur një kërkesë për azil, e cila është reufzuar, janë dëbuar nga vendi, apo janë larguar vullnetarisht, e më pas sërish janë kthyer.
Por kjo shifër është e vogël në krahasim me numrin e përgjithshëm. Në periudhën prej vitit 2010 – 2018 janë futur në Gjermani të paktën 1,78 milionë refugjatë.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Horst Seehofer (CSU), ka propozuar para tre muajsh ndryshime në rregulla, pas rikthimit në vend të një personi nga Libia që ka kryer edhe vepra penale. Ai propozon që në rast kthimi, personat të mbahen nën masa arresti tërë kohën, deri sa nuk vendoset sërish për kërkesën e tyre për azil.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë Pjesëmarrja e Konsulles së Republikës së Kosovës znj. Floreta Kabashi afirmon angazhimin diplomatik dhe prezencën institucionale... -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Jeta në Zvicër
-
Nemo rikthen trofeun e Eurovisionit Eurovision po përballet me një krizë që po thellohet pasi këngëtari zviceran Nemo, fituesi i vitit... -
Politikani i Aargaut kërkon që autostradat të kthehen në 130 km/orë -
Të dielën orari i ri i SBB -
Mungesë banesash: rritja e ofertës nuk po ecën me kërkesën -
Kosova rikthehet në Davos në Zvicër me “House of Kosova” 2026











