Lajme
Rreth 900.000 veta po marrin pjesë në Street Parade të Cyrihut
Disa nga organizatorët thonë që festa e sotme do të kapë 900.000 mijshin e lart, ndoshta milionshin me pjesëmarrës nga e gjithë bota
E Shtunë 13 Gusht. Sot në Zurich është organizuar një “Street Parade me moton “Think”, që i bie: “Mendo”. albinfo.ch ishte aty.
“Alkool, atmosferë të shkëlqyer dashuri dhe paqe” dëgjohet nga mikrofoni dhe të bërtiturat e të rinjve rrugës së qytetit të vjetër e të bukur, në Paradën e 2022-tës.

Urat e vjetra, rrugët e qytetit janë të mbushura nga njerëz, dhe me një dron nga lart duken si milingona që vallëzojnë. Një pjesë e të rinjve janë gjendur mirë në një autobus të hapur, duke reklamuar me slogane e reklama, birrën dhe të tjera produkte të vendit.
Disa nga organizatorët thonë që festa e sotme do të kapë 900.000 mijshin e lart, ndoshta milionshin me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Sigurisht, gjithandej dëgjojmë të flitet përveç gjermanishtes edhe anglisht, spanjisht etj.
Çfarë do kete në këtë paradë:
Muzikë po, flirte dhe vallëzim po, njohje të reja dhe paqe dhe dashuri dhe… Të shikojmë dhe të shpresojmë që të dalë mire dhe pa incidente deri në fund të ditës.
Atmosfera në këtë aktivitet ishte e qetë. Deri më tani nuk përmenden incidente. Mbrojtja dhe Shpëtimi i Cyrihut (SRZ) postoi në Twitter rreth orës 14:30 se shërbimet e tyre të urgjencës po trajtonin pacientët e parë.
Megjithatë, në shumicën e rasteve bëhej fjal për gjëra të vogla. Për shkak të temperaturave të larta, “reshjet e mjegullës” (freskueset) të ngritura nga organizatorët u frekuentuan shumë. Shumë vizitorë të Street Parade kanë shfrytëzuar gjithashtu liqenin aty pranë për t’u freskuar.
Festa po vazhdon dhe ajo do të përfundojë (zyrtarisht) nga mesnata. Që tani në rrugët ku po zhvillohet ajo mund të shihen grumbuj mbeturinash, kryesisht shishe pijesh të ndryshme dhe ambalazhe të ushqimeve. Sigurisht, nga kjo do t`u dalë shumë punë pastrusesve të qytetit, nesër.

“Think and dance just do it and you can without any drugs”.


Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














