Bota
Rreth 900 mijë azilkërkues të lënë në harresë nga BE-ja
Gra, burra dhe fëmijë të pashoqëruar janë duke jetuar qe disa vjet në paqartësi në shtetet e BE-së
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, gati 900 mijë azilkërkues në BE janë duke pritur që kërkesat e tyre të shqyrtohen nga shtetet përkatëse.
Gra, burra dhe fëmijë të pashoqëruar janë duke jetuar qe disa vjet në paqartësi në shtetet e BE-së. Shifra e aplikacioneve për mbrojtje ndërkombëtare ka mbetur pothuajse e pandryshuar prej dy vjetësh, kur 1.1 milion imigrantë ishin bllokuar në Evropë.
“Jetesa në harresë tash është bërë normë për imigrantët që po kërkojnë mbrojtje”, tha Karl Klopp, kryetar i organizatës gjermane “Pro Asyl”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të imigrantëve.
“Harresa nënkupton jetën në kampet e tmerrshme greke ose kalimin e kufijve dhe kthimin prapa. Ajo do të thotë kërkim i mbrojtjes dhe dinjitetit njerëzor duke qenë në dëshpërim”, shtoi ai.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, mbi 878 mijë kërkesa për azil kanë qenë në sirtarët e shteteve të BE-së në fund të vitit 2018. Gjermania është vendi ku ka më së shumti kërkesa, apo 44 për qind, ndërsa në vendin e dytë është Italia me 12 për qind.
Kjo shifër nuk është zvogëluar me kalimin e kohës, ndonëse numri i imigrantëve që kanë arritur në Evropë në dy vjetët e fundit është përgjysmuar, shkruan “The Guardian”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












