Lajme
Rriten aksidentet me motoçikleta, Zvicra konsideron rikthimin e kufirit të moshës
Që nga viti 2021, 16-vjeçarëve në Zvicër u është lejuar të ngasin motoçikleta 125cc, një hap që u bë për të harmonizuar rregullat me Bashkimin Evropian. Por rritja e ndjeshme e aksidenteve, veçanërisht atyre serioze, ka alarmuar autoritetet dhe ka rikthyer debatin për rritjen e moshës minimale për drejtim, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale e Rrugëve (Astra) ka raportuar se që nga ndryshimi i ligjit, numri i të rinjve të lënduar rëndë është më shumë se dyfishuar. Deri në vitin 2020, mesatarisht 66 të rinj në vit lëndoheshin rëndë, ndërsa pas vitit 2021 shifra është rritur ndjeshëm, sidomos në kantonet Lucern, Obwalden, Aargau dhe Thurgau.
Ekspertët theksojnë se shpejtësia e tepërt dhe shpërqendrimi janë shkaqet kryesore të aksidenteve. Shumica e tyre ndodhin jashtë zonave urbane, ku rreziqet janë më të mëdha dhe ndërhyrja më e vështirë, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht, një leje mësimi është e mjaftueshme që një i ri 16-vjeçar të ngasë një motoçikletë 125cc. Kursi praktik është i detyrueshëm, por mund të përfundohet deri në katër muaj pas provimit teorik. Kjo periudhë pa trajnim praktik po konsiderohet si faktor i rrezikut.
Instruktorët dhe ekspertët e sigurisë rrugore po kërkojnë që trajnimi praktik të përfundohet para daljes në rrugë dhe po kërkojnë kontroll më të rreptë mbi përgatitjen e shoferëve të rinj. “Në teori nuk mund të mësoni si të frenoni emergjent apo të ndryshoni korsi. Këto gjëra mësohen vetëm në praktikë”, thotë një pjesëmarrës në kurs në Baden.
Në dritën e statistikave shqetësuese, Shoqata e Instruktorëve të Drejtimit dhe Qendra Këshillimore për Parandalimin e Aksidenteve po kërkojnë rikthimin e moshës minimale në 18 vjeç. Edhe politikanë nga të gjitha partitë po bëjnë thirrje për rivlerësimin e ligjit.
Ndërkohë, Astra ka nisur një analizë të përmbajtjes dhe kohës së trajnimit bazë dhe po shqyrton masa të reja parandaluese, përfshirë më shumë kontrolle dhe fushata vetëdijësimi për të rinjtë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











