Lajme
Çka po i rrit çmimet e energjisë elektrike në Evropë?
BE-ja vazhdon luftën për të balancuar kërkesat e saj për energji që nga zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë
Çmimet e energjisë elektrike në tregun për ditën në vijim në Bashkimin Evropian u rritën për shkak të rritjes së kërkesës për energji në kohën kur Rusia ka reduktuar dërgesat e gazit natyror në Evropë dhe me ndalimin e qymyrit.
Pakoja e sanksioneve, të cilën vendet e BE-së e miratuan në prill, përfshin ndalimin e importeve të qymyrit nga Rusia, e cila hyri në fuqi nga 10 gushti.
Gjiganti rus energjetik, Gazprom, më 27 korrik njoftoi se do të kufizon dërgesat ditore të gazit natyror në Evropë me një maksimum prej 33 milionë metra kub përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore, duke ulur kapacitetin e dërgesës së tubacionit në 20 për qind.
Si rezultat, në Evropë u rritën çmimet e energjisë elektrike dhe sipas të dhënave të Bursës Evropiane të Energjisë, Franca ka shënuar rritjen më të lartë.
Çmimet e energjisë elektrike në tregjet për ditën në vijim në Francë u rritën nga 611,85 euro për megavat-orë të martën në 645,54 euro të mërkurën.
Në Gjermani, çmimet e energjisë elektrike në tregun për ditën në vijim arritën në 624,34 euro për megavat-orë të mërkurën, nga 605,13 euro nga një dite më parë.
Rritjet e çmimeve ishin të dukshme edhe në Holandë, ku çmimet e energjisë elektrike u rritën nga 603,55 euro në 611,34 euro. Belgjika dhe Britania e Madhe gjithashtu përjetuan rritje nga 603,38 euro në 611,97 euro, respektivisht nga 520,38 euro në 539,48 euro.
Në Danimarkë, çmimet e energjisë elektrike në tregun për ditën në vijim u rritën nga 605,13 euro të martën në 624,34 euro të mërkurën.
Në mënyrë të ngjashme, Zvicra dhe Austria regjistruan rritje të çmimeve nga 624,52 euro në 625,09 euro, respektivisht nga 615,75 euro në 635,52 euro.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












