Kuriozitete
Rriten çmimet e reklamave, Apple dhe Facebook rrisin të ardhurat
Apple dhe Facebook “fluturojnë” në Wall Street, pas tremujorëve mbi pritshmëritë e analistëve, duke zhvendosur në plan të dytë tensionet mes Tim Cook dhe Mark Zuckerberg mbi privatësinë. Fitimi i kompanisë me seli në Cupertino është më shumë se dyfishuar në tre muajt e parë të vitit në 23.6 miliardë dollarë, kurse të ardhurat u rritën ndjeshëm në 89.6 miliardë dollar.
“Tremujori tregon se si produktet tona kanë ndihmuar konsumatorët në këtë moment të jetës së tyre, por edhe optimizmi mbi faktin që ditë më të mira na presin përpara” – thotë Tim Cook, CEO i Apple, transmeton Ansa.
Facebook e mbylli tremujorin e parë me të ardhura në rritje me 48% në 26.1 miliardë dollarë, nga 23.1 miliardë që vinte bast tregu. Fitimi neto u rrit me 94% në 9.4 miliardë dollarë, nga 6.8 miliardë që ishin pritshmëritë. Rritja e të ardhurave – shpjegon David Wehner, chief financial officer, lidhet me rritjen e çmimeve të reklamave prej 30%, në atë që konsiderohet si shenjë e kërkesës së lartë.
Raportet tremujore fshehin, të paktën për një çast, tensionet midis Cook dhe Zuckerberg mbi azhurnimin më të fundit të sistemit operativ iOS. Përplasja ndodhi në distancë mbi App Tracking Transparency, ose transparenca në gjurmimin nga aplikacionet, që kërkon pëlqimin e përdoruesit për të ndjekur të dhëna në aplikacione ose në faqet e palëve të treta për qëllime reklamimi. Një funksion që Zuckerberg nuk e hodhi poshtë dhe nxori në pah dy qasjet e ndryshme të privatësisë së dy gjigantëve.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël













