E-Diaspora
Rriten dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë
Për rreth katër për qind kanë shënuar rritje dërgesat financiare që kanë ardhur në Kosovë nga emigrantët.
Bëhet fjalë për një rritje në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa në pjesën e dytë të vitit pritet të rriten dërgesat e emigrantëve, pasi gjatë kësaj periudhe diaspora viziton Kosovën për pushime.
Kosova tradicionalisht ka pasur diasporë të madhe dhe ekonomia e saj vazhdimisht është njohur për varësinë e lartë nga dërgesat e emigrantëve.
Diaspora, ka rëndësi të madhe në stimulimin e zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimin e çekuilibrit makroekonomik.
Njohës të çështjeve ekonomike thonë se dërgesat e emigrantëve ndikojnë në zbutjen e varfërisë, në mirëqenin e përditshme në shkollim, por jo në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës Besnik Kada, ka thënë për tesheshi.com se në tremujorin e parë të vitit 2015, vlera e remitencave të pranuara në Kosovë arriti vlerën prej 159.3 milionë euro, që paraqet një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.” Ndërkaq shuma e remitancave gjatë vitit të kaluar, pra me 31 dhjetor 2014 ishte 693 milionë e 700 mije euro.
Shikuar në pesë vitet e fundit, ka një trend të rritjes së remitencave nga jashtë vendit.
Ne vitin 2010-të dërgesat ishin 584 milionë e 300 mije euro. Në vitin 2011-te dërgesat ishin 584 milionë e 800 mije euro. Në vitin 2012-të dërgesat ishin 605 milionë e 600 mije euro. Në vitin 2013-te dërgesat ishin 620 milionë e 800 mijë euro. Në vitin 2014-të dërgesat ishin 693 milionë e 700 mijë euro.
“Siç po shihet edhe në treguesit e viteve të fundit, kemi të bëjmë me rritje të vazhdueshme të dërgesave të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në perëndim”, thotë Kada.
Profesori i ekonomisë Naim Gashi ka thënë për tesheshi.com se diaspora është investuesi më i madh në Kosovën e pasluftës, me 5 miliardë euro investime në 10 vitet e fundit dhe se dërgesat nga diaspora janë financuesi më i madh Kosovës së pasluftës.
Profesori Gashi thotë se remitencat vazhdojnë të luajnë një rol të madh në ekonominë e Kosovës, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe duke shërbyer si të ardhura shtesë të njerëzve në nevojë.
Pa remitenca më shumë varfëri
Sipas një raporti të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, në skenarin pa migrim dhe remitenca, vlerësimet tregojnë se, nëse familjet pranuese në Kosovë nuk do të pranonin remitenca, norma e varfërisë do të ishte dukshëm më e lartë për këtë grup.
“Norma e varfërisë do të kishte ndryshuar nga 26 përqindëshi i vëzhguar në rreth 52 për qind, që paraqet një rritje prej 100 për qind”, thuhet në raport.
Sipas këtij raporti, që nga fundi i viteve të 60-ta, migrimi dhe remitancat kanë pasur një rëndësi të madhe për ekonominë e Kosovës dhe se literatura mbi historinë e emigracionit kosovarë sipas raportit ndahet në katër faza.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













