Maqedonia
Rriten pagat e mjekëve në Maqedoni
Vendi radhitet ndër shtetet ku ikja e mjekëve të rinj si dhe atyre me përvojë është shumë e lartë
Pagat e infermierëve dhe laborantëve do të rriten për 10%, ndërsa mjekët e përgjithshëm në spitalet shtetërore do të marrim pagë më të lartë për 15%.
Në rritje janë përfshirë edhe punëtorët shëndetësorë me 5%, ndërsa jashtë kësaj rritje mbetën administratorët dhe personeli ndihmës teknik, raporton Alsat.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore tha se rritja e pagave të administratës dhe ndihmësve teknikë do të diskutohet vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
“Tani paga e mjekut specialist në Qendrën Klinike, në Klinikat kirurgjike dhe interne do të arrijë 100,000 denarë (1620 euro), ndërsa te dikush do të tejkalohet. Paga mesatare e mjekut specialist në spitalet e përgjithshme do të jetë diku në mes 85-88.000 denarë (1400 euro) së bashku me kujdestaritë dhe varësisht nga numri i kujdestarive shumë lehtë mund të arrihet edhe në 100,000 denarë. Nuk do t’i lëmë të gjithë ata të cilët deri më tani nuk morën rritje të rrogave, këtu mendoj për personelin ndihmës teknik si dhe administratën që punon në sektorin e Shëndetësisë, do të jetë lëndë diskutimi gjatë vitit të ardhshëm”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
“Mbetemi të detyruar së bashku me Ministrinë për personelin ndihmës teknik dhe për personelin administrativ, patjetër të luftojmë që edhe ata të përfshihen në rritjen e pagave”, është shprehur Goran Begoviq, kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike.
Rritja e pagave është kërkuar nga Sindikalistët disa herë përmes protestave, si njëri ndër kushtet për ndalimin e ikjes së mjekëve nga Maqedonia.
Vendi radhitet ndër shtetet ku ikja e mjekëve të rinj si dhe atyre me përvojë është shumë e lartë. Pos pagave, ata ankohen edhe për kushtet e këqija nëpër spitale e klinika, ndërkaq dhuna e ushtruar ndaj tyre ka qenë njëri nga shkaqet që kanë detyruar shumë mjekë të shkëputen nga profesioni.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana















