Lajme
Rriten rastet me Covid-19, Franca vendos orë policore
Mediat franceze kanë bërë të ditur se Franca do të shtyjë rihapjen e qendrave kulturore dhe do të vendosë orë policore për të frenuar përhapjen e koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri Jean Castex tha se normat e infektimit nuk janë duke rënë me ritmin që ka shpresuar qeveria, pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit. Më 15 dhjetor do të nisë ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00.
Po ashtu, duhet theksuar se masa nuk do të hiqen as për Vitin e Ri, arsyeja është për të parandaluar tubimet e mëdha. “Nuk jemi ende në fund të kësaj vale të dytë dhe nuk do t’i arrijmë objektivat e vëna për 15 dhjetor”, tha kryeministri Castex në një konferencë për media.
“Duhet të mbetemi të përqendruar dhe ta gjejmë rrugën gjatë javëve të ardhshme”, tha ai. Muzetë, kinematë, teatrot dhe vendet sportive, që pritej të rihapeshin të martën, do të qëndrojnë të mbyllura edhe për tri javë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














