Kosova

Rritet bashkëpunimi mes komunave të Francës dhe Kosovës

Javën e kaluar, zonja Edona Bujupi Loxha, Drejtoreshë e Drejtoratit për Administratë nga komuna e Istogut qëndroi në Francë, e ftuar nga Ambasadori i nderit, z. Tahir Shabani, njëherësh president i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.

Në programin e vizitës së  saj ishin: Favorizimi për bashkëpunim; Kulturë, administrate, urbanizëm, zhvillim ekonomik,  turistik, partneritet me shkollat dhe institucionet. Dhe me prioritet agjenda preliminare për thellimin e bashkëpunimit bilateral nga Shtator 2019.

Vizitat filluan në qytetin Saint-Genis-Pouilly, me një pritje të nivelit nga Kryetari i Komunës z. Hubert Bertrand, znj. Yasmine MECIBAH Drejtoresha e Kabinetit dhe Drejtori i Shërbimeve Publike. Me prioritet diskutuam për mundësinë e bashkëpunimit në realizimin e disa projekteve të përbashkëta, me fokus të veçantë në administratë dhe kulturë, urbanizëm, shkolla me qëllim për të filluar një kapitull të ri mes dy komunave në nivel institucional.

Më tutje u zhvillua një takim  me znj. Dominique Lachenal, nënkryetare e komunës për Burime Njerëzore dhe Financa, dhe z. Philippe Lejeune, drejtor i përgjithshëm, në komunën e Annemasse në Francë. Me ta u bisedua për komunën në tërësi, për rolin e administratës publike, sfidat e ndryshme që i kemi dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy komunave.

Gjatë qëndrimit në Francë, zonja Edona Bujupi Loxha Drejtoreshë e Drejtoratit për Administratë nga komuna e Istogut, u takua me stafin e arkivit dhe  Znj. Marie-Claude RAYSSAC-Përgjegjëse e arkivave komunale në Annecy dhe këshillin e Qarkut, ku u njoftua për së afërmi me funksionalizimin dhe arkivimin e lëndëve. Mikpritësit u shprehën të gatshëm që së shpejti t’i mirëpresin zyrtarët e Komunës së Istogut për këmbim të përvojës së tyre në këtë aspekt. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare ishte që  të zgjerojë bashkëpunimin mes arkivave  dhe shkëmbimin në nivel nacional me arkivin e Francës në Paris, thuhet veç tjerash në një komunikatë të Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare në Bashkimin Evropian – Amitie Franco Albanaise, me seli në Annemasse të Francës.

Ambasadori i Nderit dhe Komisioner i Lartë për Paqen Botërore, Tahir Shabani si dhe Diplomacia Publike vazhdojnë të kenë prioritet absolut bashkëpunimin institucional të komunave të Kosovës me komunat e Francës. Është intensifikuar dhe do të vazhdojë me prioritet të rritet bashkëpunimi mes komunave të Kosovës dhe Francës.