Lajme
Rritet çmimi i naftës pas dobësimit të dollarit
Çmimet e naftës u rritën të enjten pas rënies së mëparshme, pasi dobësimi i dollarit solli një interes në aktivet me rrezik dhe vendimi i OPEC+ për të mbajtur politikën e kufizimit të prodhimit solli një ulje të shqetësimit mbi tepricën e ofertës.
Dy standardet kryesore për çmimet e naftës, Brent dhe West Texas Intermediate (WTI) ranë me më shumë se 3% brenda natës pasi të dhënat e qeverisë amerikane treguan rritje të mëdha në inventarin e naftës dhe nënprodukteve të saj.
Banka qendrore amerikane (Federal Reserve Bank) rriti normën e interesit me 0.25 pikë përqindjeje të mërkurën, por vazhdoi të premtojë “rritje të vazhdueshme” në kostot e huamarrjes si pjesë e luftës së saj të vazhdueshme kundër inflacionit.
“Inflacioni është zbutur disi, por mbetet i lartë”, tha Banka qendrore e SHBA-së në një deklaratë, e cila konfirmoi përmirësimin e bërë në uljen e ritmit të rritjes së çmimeve nga nivelet e vitit të kaluar, të cilat ishin më të lartat e 40 vjetëve të fundit.
Ditën e enjte, indeksi i dollarit amerikan arriti nivelin më të ulët në nëntë muaj. Një dollar më i dobët e bën naftën, që tregtohet në dollarë, më të lirë për mbajtësit e monedhave të tjera, duke rritur kërkesën.
Të mërkurën, OPEC+ miratoi politikën aktuale të grupit të prodhuesve të naftës, duke lënë në fuqi kufizimet e prodhimit të rëna dakord vitin e kaluar mes shpresave për kërkesë më të lartë nga Kina dhe perspektivave të pasigurta për furnizimin rus.
Për të mbështetur tregun, OPEC+ ra dakord të ulë objektivin e tij të prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë, rreth 2% e kërkesës botërore, nga nëntori i vitit të kaluar deri në fund të 2023-ës.
Çmimet po rriten gjithashtu për shkak të ndalimit të tregtimit të produkteve ruse në Bashkimin Europian.
Ditën e premte, vendet e BE-së do të kërkojnë arritjen e një marrëveshje për të vendosur çmim kufi për produktet e naftës ruse.
Komisioni Europian propozoi javën e kaluar se nga 5 shkurti, BE-ja të zbatojë një çmim kufi prej 100 dollarë për fuçi për produktet premium të karburanteve ruse, si nafta diesel dhe një çmim kufi prej 45 dollarësh për fuçi për produktet e naftës me çmim të reduktuar./Reuters
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë










