CH-Ballkani
Rritet dënimi i vrasësit të Zejnepe Berishës
Gjykata ka vendosur të dënojë N.B. me 17 vjet burgim. Më 23 tetor të vitit 2015, N.B. kishte therur për vdekje gruan e tij 20 herë radhazi
Gjykata e Apelit në Kosovë ka aprovuar ankesën e prokurorisë dhe ka rritur dënimin e vrasësit të Zejnepe Berishës.
Sipas njoftimit, për të akuzuarin N.B., që ishte shpallur fajtor për “Vrasje të rëndë” dhe “Lëndim të lehtë trupor”, dënimi prej 12 vjetësh e 6 muajsh burgim ishte i butë.
Andaj gjykata ka vendosur të dënojë N.B. me 17 vjet burgim. Më 23 tetor të vitit 2015, N.B. kishte therur për vdekje gruan e tij 20 herë radhazi.
Në njoftim, Gjykata ka thënë se “nuk janë vlerësuar po ashtu realisht, as rrethanat rënduese siç është mënyra e kryerjes së veprës penale, ku i akuzuari në prezencën edhe të të miturës e privon nga jeta, tani të ndjerën Z. B., dhe atë duke e goditur 20 (njëzetë) herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale. Rrethanë tjetër e cila nuk është vlerësuar si duhet është edhe motivi i kryerjes së veprës penale dhe sjellja e mëparshme e të akuzuarit ndaj familjes por edhe ndaj tani të ndjerës, pra para kryerjes së veprës penale”.
Ankesa e mbrojtësit e të akuzuarit N. B., është refuzuar si e pabazuar.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











