Shkurt.ch
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje
Gati 9000 njerëz janë ndjekur penalisht për shkak të dhunës në familje në vitin 2014. Bëhet fjalë për më pak raste se në vitet e mëparshme. Megjithatë, në nivel rekord u rrit numri i delikteve të rënda seksuale.
Gjithsej 15.650 raste të dhunës në familje janë regjistruar nga policia vitin e kaluar. Këto janë 0.8 për qind më pak se mesatarja për periudhën 2009-2013, njofton Zyra e Statistikave Federale (FSO). Rënie e ndjeshme është regjistruar kur bëhet fjalë për rastet e dhunës fizike (-6.3 për qind / -7.7 për qind).
Zyra e Statistikave Federale ka regjistruar vitin e kaluar 40 raste më shumë të veprës penale, më së shumëti në fushën e dhunës seksuale. Kjo paraqet një rritje prej 11 për qind, nivelin më të lartë që nga viti 2009.
Ashtu si në vitin e kaluar, janë regjistruar 23 vrasje që rezultuan nga dhuna në familje. Numri i tentimvrasjeve është ulur nga 44 në 39.
Nga gjysma e rasteve të dhunës në familje të kryera vitin e kaluar, pothuajse një e treta kanë të bëjnë me çifte të ndara. Në 12 për qind të rasteve raportohet për dhunë mes bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre. Tre të katërtat e totalit të 8971 viktimave të dhunës në familje ishin gra ose vajza.
Jo të gjitha viktimat telefonojnë policinë. Shifrat duhet të jenë dukshëm më të larta. Sipas një studimi të realizuar në vitin 2011, vetëm rreth një e pesta e rasteve arrijnë në polici.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?













