Shqipëria
Rritet numri i shqiptarëve që heqin dorë nga shtetësia amtare
Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 32,9 %, krahasuar me vitin 2016
Vitet e fundit është konstatuar një rigjallërim i ciklit të emigracionit në Shqipëri. Sipas të dhënave që janë bërë publike më parë nga Raporti vjetor i situatës së azilantëve, një publikim i Bashkimit Evropian, që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n.
Po nga këto të dhëna, të përpunuara më herët nga Monitor, Shqipëria renditet e para në botë, duke tejkaluar edhe azilkërkuesit që po ikin nga lufta dhe konfliktet, për shkak të popullsisë relativisht të vogël që ajo ka, prej 2.87 milionë banorësh.
Për çdo 1000 banorë në Shqipëri, numri i azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian ishte 9, duke kryesuar top-listën. Të dytët renditen shtetasit nga Gambia, me 6.5 kërkesa për azil në çdo 1000 banorë, përcjell albinfo.ch.
Krahas ikjes si emigrantë, një tendencë tjetër po përshpejtohet, ajo e lënies së shtetësisë shqiptare, pra heqjes dorë nga shtetësia amtare.
Shifrat që janë publikuar nga INSTAT tregojnë se është rritur numri i atyre që heqin dorë nga shtetësia shqiptare. “Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 32,9 %, krahasuar me vitin 2016”, raporton INSTAT.
Kjo shifër është dyfish më e lartë se a atyre që duan të marrin një pasaportë. “Në 2017, rezultojnë 316 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 12,5 %, krahasuar me vitin 2016”, thotë INSTAT.
Rritja e emigracionit drejt Gjermanisë vlerësohet si një nga arsyet pse shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta amtare, teksa nuk pranohet dy shtetësia në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














