Kosova
Rritet numri i turistëve izraelitë në Ballkan
BN Adventure më bazë në Pejë afër Bjeshkëve të Nemuna do të ketë një veturë 4x4 dhe një ekip të guidave të gatshëm për kompaninë izraelite nëse ka ndonjë emergjencë
“Balkan Natural Adventure” është bërë pikë kontakti për kompaninë izraelite të kërkim shpëtimit Rescue One, të cilët janë duke zgjeruar rrjetin e tyre në Ballkan, pasi numri i turistëve izraelitë është duke u rritur.
BN Adventure më bazë në Pejë afër Bjeshkëve të Nemuna do të ketë një veturë 4×4 dhe një ekip të guidave të gatshëm për kompaninë izraelite nëse ka ndonjë emergjencë.
Kompania e bazuar në Ballkan ka për bashkëpronarë Nol Krasniqin, i cili është anëtar i grupit vullnetar të kërkim-shpëtimit në Pejë. Për Rescue One kjo është një lidhje më tepër në rrjetin e tyre të kompanive dhe institucioneve me të cilat ata punojnë për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për klientët e tyre.
Kompania izraelite tashmë ka kompani kontakt në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe me këtë shtegu Peaks of the Balkans është i mbuluar tërësisht.
“Ne ofrojmë turne në Bjeshkët e Nemuna dhe deri tani – fatmirësisht – kemi pasur nevojë të intervenojmë vetëm një herë, për të marrë disa klientë, të cilët kishin dalë nga shtegu”, ka thënë Nol Krasniqi.
Pas konflikteve të njëpasnjëshme Ballkani ka filluar të bëhet vend turistik me vizita në bjeshkë dhe det. Përderisa marrëdhëniet fqinjësore janë përmirësuar, tash kufijtë më nuk janë pengesë për të ecur nga njëri shtet në tjetrin, duke siguruar lejekalime zyrtare. Shtigjet janë duke u bërë më të popullarizuara, pasi ato tërheqin gazetarë dhe bllogerë, përderisa shërbimet lokale janë përmirësuar shumë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane













