Shqipëria
Rritet numri i turistëve në Shqipëri
Sipas të dhënave të INSTAT, qytetarët nga Kosova, Italia, Holanda, Polonia, e Gjermania frekuentuan më shumë vendin në muajin maj.
Pavarësisht se një pjesë e plazheve, kryesisht në jug të vendit duket sikur janë braktisur nga turistët, shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë të kundërtën, të paktën për muajin maj.
Sipas INSTAT, numri netqëndrimeve në maj u rrit me mbi 66 për qind krahasuar me një vit më parë. “Post pandemia, gjithmonë shoqërohet me një shpërthim, që në kushte normale duhet të shkonte deri në 20-30% më shumë sesa periudha normale”, thotë për A2 CNN Besnik Vathi, përfaqësues i operatorëve turistikë.
Por “braktisja” e jugut në qershor-korrik nga pushuesit, për ekspertë të turizmit nuk është thjesht një perceptim dhe kjo e ka një shpjegim. “Plazhet e jugut nuk kanë pasur asnjëherë turistë të huaj, ose nuk janë bazuar asnjëherë te turistët e huaj, i kanë shërbyer tregut vendas. Turistët e huaj nuk shkojnë të lidhin kontrata në destinacione që janë më shumë sesa një orë, një orë e gjysmë, larg aeroportit”, thotë Vathi.
Rritja e çmimeve ka pasur ndikimin e saj gjithashtu. “Ka frenuar rritjen e turistëve, që mund të shkojë deri në 15% në krahasim me vitin 2019”, thotë Vathi.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













