Shqipëria

Rritet numri i turistëve zviceranë në Shqipëri

Në katërmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 29,5%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 6 %

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rritën me 7% në katërmujorin e parë, por shqiptarët nga Kosova i kanë frenuar ndjeshëm lëvizjet në Shqipëri në këtë fillimvit.

Sipas të dhënave të INSTAT në publikimin për lëvizjen e shtetasve, numri i shqiptarëve të Kosovës që kanë vizituar Shqipërinë gjatë janar-prill 2019 ka rënë me -6.4%. Një vit më parë e vizituan vendin 337,721 persona nga Kosova, ndërsa këtë vit 316,221 vizitorë.

Turistët nga Kosova përbëjnë numrin më të madh të vizitorëve në vendin tonë, ndaj dhe ulja e tyre e ndikon turizmin më negativisht se luhatjet nga shtetet e tjera, transmeton ‘monitor’.

Ndërsa kërkesa për turizëm në Shqipëri ishte e qëndrueshme nga vendet e tjera fqinjë. Shtetasit nga Italia ishin 8.9% më të shumë në numër se sa në katërmujorin e parë të vitit 2018. Gjithashtu vizitorët nga Maqedonia u rritën me 7%.

Polakët vazhdojnë të kenë një kërkesë të lartë edhe pse ende nuk është sezoni i verës, përcjell albinfo.ch.

Në katërmujorin e parë, numri i polakëve që vizituan Shqipërinë u rrit me 12%. Rritje patën e vizitorët nga Zvicra, Gjermania dhe Spanja respektivisht me 29, 21 dhe 27 %.

Gjatë këtij katërmujori, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 124,2%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Mali i Zi me 3,2%.

Në katërmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 29,5%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 6 %.