Shkurt.ch
Rritet paga minimale për ndihmëset shtëpiake
Për të punësuarit pa përvojë profesionale, paga minimale do të rritet nga 18.55 në 18.90 franga ora. Ndërsa për ata/ato me arsimim profesional në të ardhmen ora e punës do të jetë së paku 22.85 franga nga 22.40 sa është sot
Këshilli Federal ka vendosur që, duke filluar nga viti i ardhshëm, të rrisë pagën minimale për të ndihmëset shtëpiake. Siç bën të ditur Departamenti Federal për Ekonomi, arsim dhe hulumtime, kjo pagë do të rritet për 1.9 për qind.
Me këtë rritje, për të punësuarit pa përvojë profesionale, paga minimale do të rritet nga 18.55 në 18.90 franga ora. Ndërsa një ndihmësi/e shtëpiak/e me arsimim profesional në të ardhmen ora e punës do t`i paguhet minimalisht 22.85 franga nga 22.40 sa është tash .
Në komunikatën e departamentit të përmendur thuhet se pagat në këtë degë edhe ashtu kanë qenë gjithmonë më të ulëta se ne degët tjera ekonomike, shkruan albinfo.ch. Nga ana tjetër Federata e Punëdhënësve e ka quajtur si tepër të lartë ngritjen e përmendur.
Kërkesa për zgjatjen e marrëveshjes dhe përshtatjen e pagave minimale është bërë nga një komision tripartit të federatës, në kuadrin e maave mbrojtëse për qarkullimin e lirë të njerëzve. Kontrollimet e bëra kanë ardhur në konstatimin se 13 për qind të ekonomive të kontrolluara familjare nuk i janë përmbajtur marrëveshjes ekzistuese për pagën mininale.
Vendimi hyn në fuqi më 1 janar 2017 dhe do të vlejë deri më 31 dhjetor 2019
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













