Lajme
Rritje rekord e infeksioneve në Evropën Qendrore
Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar 522 infeksione të reja të premten, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, të publikuara sot.
“Kjo rritje është më e larta që nga shpërthimi i pandemisë në vend në mars”, tha Ministria, raporton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Sipas statistikave zyrtare, 8 600 persona janë infektuar dhe 44 kanë vdekur nga COVID-19.
Rritje gati rekord të rasteve të COVID-19 u raportuan në Republikën Çeke dhe në Poloni.
Në Republikën Çeke, 2 946 raste të reja COVID-19 u regjistruan dje, rritja më e lartë ditore në javën e kaluar dhe jo shumë larg rekordit të 17 shtatorit me 3 126 raste ditore.
Polonia raportoi 1 584 raste të reja, pasi raportoi një rekord të lartë me 1 587 raste vetëm një ditë më parë.
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë













