Lajme
Rritja e çmimeve të energjisë në Evropë rrit rrezikun e mospagesës së faturave
Ideja për të mos paguar po bëhet gjithnjë e më shumë joshëse.
Çmimet e energjisë në Evropë po arrijnë pikun, duke i bërë shpenzimet për ushqime shumë më të shtrenjta. Reduktimi i konsumit të energjisë është jetik për të kufizuar inflacionin dhe që bizneset të mbijetojnë.
“Më parë piqnim 5 herë më shumë bukë, por tani kemi rënë në 3 herë, jemi organizuar ndryshe. Kjo do të thotë se bukët speciale piqen bashkë me bagetat dhe jo veç e veç”, thotë një qytetar britanik për mediat e huaja.
Madje ata i konsiderojnë këto çmime abuzive.
“Mendoj se kjo është abuzive. Ne bëjmë ç’të duam në shtëpi pasi paguajmë për gazin dhe elektricitetin”, shprehet një qytetare.
Nga ana tjetër, inflacioni që ka marrë arratinë për shkak të luftës në Ukrainë po përhapet përtej kufijve të BE-së.
Në Mbretërinë e Bashkuar faturat e elektricitetit janë trefishuar në një vit dhe refuzimi i qytetarëve për të paguar është shtuar.
“Unë do t’i vë paratë e mia në një llogari bankare dhe ata do të mund t’i marrin vetëm nëse arrijmë një marrëveshje”, thotë një qytetar.
“Nëse refuzojmë të gjithë të paguajmë, do të shohim ç’do të ndodhë. Besoj se do t’i bashkohem kësaj lëvizjeje”, shprehet një tjetër.
Qeveria ka premtuar se do t’i ndihmojë familjet më të prekura gjatë dimrit. Ndërkohë, ajo po këshillon përdorimin e aparaturave që konsumojnë më pak gjatë orëve të pikut.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












