Shqipëria
Rritja e popullsisë në botë: Tirana, e treta
Pothuajse 32 për qind e popullsisë shqiptare jeton në Tiranë, dhe projeksionet flasin për një ritëm të lartë të migrimit të brendshëm edhe në vitet e ardhshme
“Visual Capitalist” e rendit kryeqytetin shqiptar në vend të tretë në Europë, pas dy qyteteve ruse, duke u bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë për vitet 2020–2025.
Sipas të dhënave nga Opendata e Bashkisë Tiranë, kryeqendra shqiptare mirëpret çdo vit me mijëra banorë të rinj.
Kështu, nëse në vitin 2017 në Tiranë kishte rreth 813 mijë banorë, në 2020-n numëroheshin mbi 850 mijë qytetarë rezidentë, pra rreth 37 mijë më shumë. Shtesa më e lartë e tre vjetëve të fundit i përket vitit 2018, me një rritje prej 1.78 për qind ose mbi 14 mijë banorë të rinj.
Rritja e numrit të popullsisë në kryeqytet është kryesisht rezultat i migrimit të brendshëm dhe lindjeve të reja. Kështu, në vitin 2020 në gjendjen civile të Bashkisë Tiranë u regjistruan 8511 banorë të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve të ardhur nga rrethet e tjera të vendit.
Ndërsa shtesa natyrore që del nga lindje – vdekjet ishte vetëm 1264 banorë. Megjithatë numri real i personave që banojnë dhe punojnë në Tiranë është edhe më i lartë, duke përfshirë kategori si studentët apo të punësuarit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











