Lajme
Rritje e ndjeshme e infeksioneve në Zvicër: Raportohen 1858 raste të reja
Mesatarja 7 ditore është 1278 ose 14 për qind më shumë se në javën e kaluar. Me këtë trend, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet çdo 38 ditë
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1.858 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7 ditore është 1278 ose 14 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi aktualisht po shënon një rritje të lehtë. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 38 ditë, shkruan srf.ch.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 5.2 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë. Numri i testeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 27,965 në ditë dhe kështu është rritur me 12 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 16 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 8 vdekur që është 8 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 874 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo është 1 përqind më pak se në javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 75.0 për qind të zëna, ndërsa po u përfshinë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 67.0 për qind.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














