Lajme
Rritje të rasteve me koronavirus, Berlini vendos kufizime
Berlini të martën ka vendosur kufizime në restorante dhe bare për të frenuar rritjen e rasteve me koronavirus.
Kryetari i Berlinit, Michael Mueller, ka thënë se ekspertët kanë cekur dy pika problematike, të cilave duhet t’u adresohen – tubimit të njerëzve, të cilët nuk po respektojnë distancën sociale dhe po ashtu grumbullimeve në hapësira të mbyllura.
“Këshillat treguan se duhet të veprojmë shpejt”, ka thënë Mueller, duke shtuar se veprimi është i nevojshëm për të evituar një mbyllje të plotë të kryeqendrës, që është e famshme për klubet e natës.
Nga kjo fundjavë e deri në fund të tetorit, restorantet dhe baret do të mbyllen nga ora 23:00 deri në ora 6:00 të mëngjesit, ndërsa pikat e karburantit do ta kenë të ndaluar shitjen e alkoolit gjatë kësaj periudhe.
Po ashtu, maksimum 10 persona do të lejohen në ahengje private në ambiente të mbyllura, krahasuar me 25 sa ishin lënë më herët.
Katër nga 12 qarqet e Berlinit janë bërë zona të rrezikut të lartë, duke nënkuptuar se kanë kaluar për shtatë ditë me radhë mestaren e 50 rasteve për 100 mijë banorë, sipas shifrave të autoriteteve të shëndetësisë. Për qytetin në përgjithësi shifra është 41.5 raste për 100 mijë banorë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













