Portrete të firmave
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër vizitoi kompaninë «Ardival»
Përfaqësues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër në krye me Presidentin e Bordit, Fehmi Fetahi, nënkyetarin Rexhep Berisha, anëtarët Anton Nikolla dhe Kujtim Krasniqi realizuan vizitë në kompaninë Ardival me pronar Samet Iseini, e cila merret me përpunimin dhe distribuimin e shitjes me shumicë dhe pakicë, të produkteve të mishit në Zvicër.
Vizita kishte qëllim diskutimin e sfidave të biznesit nga ky sektor dhe mundësive të bashkëpunimit në mes të dy palëve.
Delegacioni i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër u informua nga afër nga pronari Samet Iseni për procesin e punës brenda kompanisë.
«Misioni i jonë është arritja e një niveli më të lartë të përsosshmërisë operacionale. Vizioni është të jemi kompania më madhe për përpunimin dhe distribuimin të mishit në tërë Zvicrën. Ne kemi arritur ta modernizojmë prodhimin dhe ta vendosim në shkallët më të larta të cilësisë së produktit dhe kujdesit ndaj konsumatorit», tha Iseini.
«Ne po rritemi me një ritëm të lartë, ritëm i cili duke iu falënderuar bashkëpunëtorëve tanë, po na shpije drejt majave të suksesit në industrinë e përpunimit të produkteve të mishit në Zvicër , tha Iseini duke treguar procesin e përpunimit në fabrikën e tij në Weinfelden.
Logjistika dhe distribuimi gjithashtu ka gëzuar një rritje mjaft të madhe, përderisa e rëndësishme është që “Ardival” ka arritur të dyfishojë shtrirjen në treg me produktet e saj.», tregon pronari me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut
Me këtë rast nga Rrjeti të Bizneseve Shqiptare në Zvicër iu nda mirënjohje kompanisë Ardival për kontributin dhe punën e bërë.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër si gjithmonë mundohet të jetë sa me afër anëtarëve të saj për të u njoftuar me problemet dhe sfidat të cilat hasin kompanitë anëtare dhe po ashtu krijimi i një klime biznesi për zgjidhjen e po të njëjtave, thuhet në komunikatën për media të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër..
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar















