Portrete të firmave
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të brendshëm, duke bërë përgatitjet e fundit për zgjedhjen e kryesisë së re, që do të mbahet në muajin janar 2025.
Ky proces synon të forcojë strukturën dhe vizionin e organizatës, për të vazhduar mbështetjen ndaj sipërmarrjeve shqiptare në diasporë dhe përtej.
Kështu tha Presidenti i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi në një takim me kryesinë aktuale të kësaj organizate.
Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme për kryesinë e re pritet të sjellin një frymë të re inovacioni dhe bashkëpunimi, duke u fokusuar në nxitjen e investimeve, përmirësimin e rrjeteve të komunikimit mes bizneseve dhe promovimin e projekteve strategjike që mbështesin zhvillimin ekonomik të komunitetit shqiptar në diasporë.»
Gjatë këtij takimi është biseduar për organizimin e vizitave nëpër biznese, që janë anëtare të Rrjetit, për të diskutuar mbi prioritetet dhe sfidat që duhet të adresohen.
Po ashtu për angazhimin e anëtarëve të rrjetit. «Po bëhen përpjekje për të rritur përfshirjen e anëtarëve në procesin vendimmarrës.», tha Fetahi
Ky hap dëshmon angazhimin e Rrjetit për të qenë një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe tregjeve globale, duke ndërtuar një komunitet më të fuqishëm dhe të unifikuar.
Kryesisë së Rrjetit i është bashkuar edhe Dorina Karanfili një sipërmarrëse e suksesshme nga qyteti I Bazelit.
Përveç kësaj, zgjedhjet e reja pritet të reflektojnë një vizion afatgjatë, duke përfshirë të rinjtë dhe gratë në drejtimin e organizatës.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













