Kosova
“Neja me diasporën”, një aktivitet model që afron diasporën me atdheun
Në kuadrin e tij ka pasur forume, takime, koncerte, kuize, ekspozita, orë letrare, panaire, turnire, animacione me fëmijë e të tjera
Ashtu siç ishte paralajmëruar, dje, më 30 korrik platforma mediale në Zvicër, Albinfo.ch dhe albpoint.ch kanë realizuar ngjarjen e veçantë kushtuar bashkatdhetarëve “Neja me diasporën”. Aktiviteti është mbajtur në resortin turistik Vali Ranch, në Përlepnicë të Gjilanit dhe në kuadrin e tij ka pasur forume, takime, koncerte, kuize, ekspozita, orë letrare, panaire, turnire e të tjera. Animacione me ngjyra të realizuara me fëmijët kanë qenë ndër atraksionet tjera të kësaj dite me aktivitete të ngjeshura. Neja e Diasporës ishte realizuar në partneritet me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Komunën e Gjilanit, Ressotin Vali Ranch, Odën Ekonomike të Kosovës ndërsa është sponzorizuar nga “Smartycom AG”, është një firmë e njohur në fushën e telekomunikimit nga Zvicra dhe Berisha Group nga Kosova.
Kjo ngjarje kishte si synim të ndikojë drejtpërdrejt në sensibilizimin e të rinjve në diasporë që të jenë më afër në Kosovë.
Në këtë frymë në mbrëmje është mbajtur një koncert i madh me këngëtarët e mirënjohur: Naser Berisha, Hekuran Bllaca, Korab Shaqiri, Faton Isufi me Atalanta Band dhe grupi legjendar shqiptar “Elita 5”.
E gjithë dita e 30 korrikut ka kaluar në shenjë ë diasporës dhe forcimit të lidhjes së saj me vendlindjen, në këtë rast, me Gjilanin dhe Anamoravën.
Në këtë kuadër hyn edhe Forumi Ekonomik “Njihuni me invstitorët e Gjilanit nga Diaspora”, organizuar nga platforma mediale albinfo.ch dhe albpoint.ch në bashkëveprim me Komunën e Gjilanit.

Hapjen e forumit, në të cilin kanë marrë pjesë subjekte dhe individë të fushës ekonomike nga regjioni dhe Kosova, e ka bërë Sevdail Tahiri, drejtor i platformës mediale albinfo.ch, ndërsa kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në fjalën e tij të zgjeruar ka thënë veç tjerash se diaspora është pjesë vitale, pasuri e kombit, potenciali për zhvillim të vendit. Ai ka shtuar se kontributi i diasporës ndihet dhe vlerësohet në çdo kohë dhe në secilin sektor.


Më tej, kryetari i Gjilanit ka folur për sektorët me potencial më të madh zhvillimi, ku ka përmendur sektorin e energjisë së ripërtërishme, atë të ndërtimtarisë, bujqësisë, IT-së etj.
Ai ka vlerësuar nikoqirin e këtij organizimi, themeluesin dhe pronarin e resortit turistik Vali Ranch, Fehmi Fetahun, si investitorin më të madh në komunë. Vetë Fetahi është shprehur i kënaqur me investimet që ka bërë tash 16 vjet dhe ka ftuar diasporën të vijnë e të investojnë në Gjilan e Kosovë.
“Neja me diasporën” ka vazhduar me mbrëmjen me muzikë dhe argëtim, ku publiku i shumtë në numër është argëtuar nga këngëtarë dhe grupe të njohura muzikore nga Kosova e më gjerë. Të gjithë të pranishmit janë hedhur në vallen e përbashkët dhe kanë shijuar muzikën cilësore deri në orët e vona të natës.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë





























