Lajme
Rrjeti social që vjedh më së shumti të dhëna nga përdoruesit
Gjigantët e mediave sociale gjurmojnë çdo lëvizje të përdoruesve të tyre, duke siguruar një sasi të konsiderueshme të dhënash personale prej tyre. Megjithatë, disa prej këtyre platformave, mbledhin më shumë informacion se të tjerat.
TikTok rezulton të jetë mbledhësi më i madh të dhënave, në krahasim me çdo media tjetër sociale apo platformë mesazhesh, sipas një studimi të bërë nga një kompani e sigurisë kibernetke, Internet 2.0, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Platforma, e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, numëron sot rreth 1 miliard përdorues aktivë në gjithë botën. Por, kjo platformë ka po ashtu, më shumë se dyfishin e gjurmuesve në kodin e burimit, krahasuar me mesataren e industrisë.
TikTok mbledh të dhëna nga sjellja e përdoruesve të tij për të “ushqyer” algoritmin përgjegjës për feed-in kryesor. Por, po ashtu aplikacioni mbledh të dhëna për rrjetin wi-fi që përdorin dhe kartën SIM.
TikTok, ndiqet nga Microsoft Teams, Outlook, Instagram, Twitter dhe Snapchat në dhjetëshen kryesore të 22 kompanive madhore që mbledhin më shumë të dhëna nga përdoruesit e tyre.
Kurse, Facebook u vlerësua si një nga më të mirët, në vendin e gjashtëmbëdhjetë.
Duke përdorur softuerin Malcore, Internet 2,0 i dha secilit aplikacion një rezultat bazuar në sasinë e informacionit personal të mbledhur. TikTok arriti një total prej 63.1 – më i lartë se VK, versioni rus i Facebook-ut i ndaluar nga Apple. I treti listohet Viber, i pasuar nga Microsoft Teams, Outlook dhe Instagram.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











