Lajme
‘Rruga e kthimit drejt normalitetit’: Austria bën planin e vaksinimit
Austria do të zbulojë një plan gjithëpërfshirës të vaksinimit të mërkurën, me kancelarin Sebastian Kurz, duke thënë se kjo do ta vendosë Austrinë “në rrugën e kthimit drejt normalitetit”.
Me tri vaksina për koronavirusin tani në fazat e fundit të miratimit, vendet në gjithë botën janë në proces të strukturimit të planeve të tyre të vaksinimit. Austria do të lëshojë planin e saj gjithëpërfshirës të mërkurën, përcjell albinfo.at.
Sipas planit të vaksinimit të Bashkimit Evropian, 24 milionë doza do të bëhen të disponueshme në Austri.
Sipas ministrit të Shëndetësisë së Austrisë, Rudolf Anschober, procesi ka të ngjarë të fillojë në fillim të janarit.
“Ne do të kemi disa qindra-mijëra doza në janar. Logjistika përkatëse është në përgatitje”, tha ai.
Sipas raporteve në mediat austriake, stacionet të cilat po vendosen për të kryer skemën e testimit masiv të vendit do të ruhen dhe do të përdoren për vaksinimet.
Në fillim të dhjetorit, Austria do të fillojë një plan të testimit masiv në popullatë.
Mësuesit dhe oficerët e policisë do të testohen në fazën e parë të skemës së testimit masiv, me shtatë milionë teste që pritet të kryhen në gjithë vendin.
Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, tha se njerëzit në grupet e rrezikut do të vaksinohen së pari, pasuar nga punonjësit shëndetësorë.
Më parë në nëntor, Anschober tha se njerëzit me gjendje të rëndë mjekësore që i bëjnë ata të prekshëm ndaj virusit, si dhe njerëzit mbi moshën 70 vjeç do të kenë përparësi. Vaksina do të vihet në dispozicion për publikun më të gjerë, tha Anschober.
“Supozoj se popullata tjetër e interesuar mund të vaksinohet gradualisht nga tremujori i dytë e tutje”, tha ai, përcjell tutje albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj -
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë













