Kosova
Rrugëtimi i Florian Aliut drejt karrierës ushtarako-mjekësore në Gjermani
Florian Aliu, shembull i integrimit të riut kosovar në ushtrinë gjermane
I riu shqiptar nga Koshtova shërben në mjekësinë ushtarake të Gjermanisë dhe është shembull i integrimit dhe suksesit të diasporës, transmeton albinfo.ch.
Numri i të rinjve nga Kosova që po gjejnë rrugën e tyre drejt profesioneve shtetërore në Gjermani është në rritje të vazhdueshme. Pas disa dekadave emigrimi, brezi i ri i diasporës po dëshmon se përkushtimi dhe arsimimi i mirëfilltë hapin dyer të reja karriere dhe integrimi.
Një prej këtyre shembujve frymëzues është Florian Aliu, i riu me origjinë nga Koshtova e Mitrovicës, i cili sot shërben si pjesëtar i njësisë së mjekësisë ushtarake në ushtrinë gjermane. Përfshirja e tij në këtë strukturë të rëndësishme shtetërore reflekton jo vetëm sukses personal, por edhe imazhin pozitiv që komuniteti shqiptar po ndërton në Gjermani.
Floriani shihet si model për të rinjtë shqiptarë që synojnë një karrierë të qëndrueshme dhe një integrim aktiv në vendet ku jetojnë. Historia e tij dëshmon se me disiplinë, shkollim dhe ambicie, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri











