Shqipëria
Ruçi: Kosova kërkon më shumë njohje ndërkombëtare
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka kërkuar njohjen e Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Ai këtë kërkesë e bëri në ditën e fundit të Sesionit të Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen, i cili po zhvillohet në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
“Nga kjo tribunë në emër të popullit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar ju bëj thirrje që të rikujtoni kolegët tuaj parlamentarë, por dhe qeveritë që ju keni votuar se Republika e Kosovës, një shtet i ri i krijuar prej një dekade prej përpjekjesh titanike të forcave më progresiste të botës, kërkon me legjitimet, me meritë dhe dinjitet më shumë njohje ndërkombëtare.
Qeveritë e vendeve anëtare të parlamentit ndërkombëtar për tolerancën fetare dhe paqen që nuk e kanë njohur ende Kosovën i kontribuojnë kështu realisht paqes, tolerancës, stabilitetit dhe sigurisë globale nëse do të kryejnë aktin e madh moral politik dhe paqësor të njohjes së Republikës së Kosovës”, ka thënë Ruçi.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












