Lajme
Rusi: Vritet blogeri rus që raportonte për luftën në Ukrainë
Një shpërthim në një kafene të Shën Petersburgut të dielën vrau blogerin e njohur ushtarak rus, Vladlen Tatarsky. Ai e ka mbështetur publikisht sulmin kundër Ukrainës. Autoritetet thanë se si pasojë e sulmit në qytetin e dytë më të madh në Rusi, u plagosën edhe 16 persona, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Mediat ruse nuk raportojnë që dikush ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por përmendin një person që hyri në kafene me një mjet shpërthyes. Ministria e Brendshme ka deklaruar se do të hetohen të gjithë të pranishmit në kafene në kohën e shpërthimit, përcjell albinfo.ch.
Mediat ruse njoftojnë se blogeri ushtarak Tatarsky kishte shkuar në atë kafene për të takuar një pjesë të ndjekësve të tij. Sipas raporteve, një grua i dhuroi atij një kuti me një statujë, e cila me sa duket ishte mjet shpërthyer. Takimi ishte organizuar nga një grup nacionalist rus, i cili tha se kishte marrë masa paraprake sigurie, por që “rezultuan si të pamjaftueshme”, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Blogeri Tatarsky ka raportuar rregullisht nga Ukraina dhe Kremlini. Ai kishte mbi 560 mijë ndjekës në kanalin e tij në Telegram. Ai njihej për retorikën e tij pro-luftës. Pasi Rusia shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës vitin e kaluar, ai postoi një video ku thoshte se “ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do të grabisim kë të duam. Gjithçka do të bëhet siç duam ne”, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











