Lajme
Rusia do të mbyllë ambasadën në SHBA?!
Rusia nuk duhet të mbyllë ambasadën e SHBA-së pavarësisht krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sepse dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë duhet të bisedojnë.
Kjo ishte deklarata e ambasadorit amerikan në Moskë John J. Sullivan të hënën.
Presidenti Vladimir Putin e ka cilësuar pushtimin e Ukrainës si një pikë kthese në historinë ruse, një revoltë kundër hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara, për të cilën shefi i Kremlinit thotë se e ka poshtëruar Rusinë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Në një përpjekje të qartë për t’i dërguar një mesazh Kremlinit, John J. Sullivan, ambasadori i SHBA-së i emëruar nga Presidenti Donald Trump, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS se Uashingtoni dhe Moska nuk duhet thjesht të ndërpresin marrëdhëniet diplomatik, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Ne duhet të ruajmë aftësinë për të folur me njëri-tjetrin,” tha Sullivan për TASS në një intervistë. Ai paralajmëroi kundër heqjes së veprave të Leo Tolstoit nga raftet perëndimore ose refuzimit për të luajtur muzikën e Pyotr Tchaikovsky.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












