Lajme
Rusia i ofron Serbisë gaz me çmim të favorshëm
Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.
Serbia do të ketë një çmim shumë të favorshëm për gazin rus dhe se një marrëveshje për furnizime me këtë lëndë, që do të nënshkruhet, do të jetë trevjeçare, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Duke folur për mediat më 29 maj, Vuçiq tha se ai zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus dhe se të dy biseduan për një sërë çështjesh. Por, siç tha Vuçiq, gjëja më e rëndësishme për Serbinë është se janë pajtuar për elementet kyçe të marrëveshjes së re për furnizimin me gaz, që do të ketë kohëzgjatje prej tre vjetësh, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se këto elemente janë shumë të favorshme për Serbinë dhe formula që është përdorur është sikurse ajo që është përdorur deri më tani, pra që çmimi të jetë “shumë i favorshëm”.
Serbia kryesisht është e varur nga Rusia në sektorin e energjisë dhe në tregun e gazit dhe naftës në Serbi, monopol ka krijuar kompania ruse, Gazprom.
Gazpromi, drejtpërdrejt apo përmes kompanive kontraktuese është furnizuesja kryesore e naftës në Serbi. Po ashtu, kjo kompani ruse është e vetmja furnizuese e gazit në Serbi dhe ka në pronësi tubacionet e gazit që sjellin këtë lëndë nga Rusia në Serbi.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












