Shqipëria
Ryanair starton linjat nga Shqipëria, bileta duke nisur nga 15 euro
Operatori i fluturimeve të lira, Ryanair, nga 31 tetori nis së fluturuari nga Shqipëria.
Ai pritet të sjellë revolucionin e çmimeve të ulëta në Evropë. Në këtë drejtim, Michael O’Leary, CEO i Ryanair, vizitoi Tiranën me ekipin e tij të shitjes dhe ekipin operacional për të promovuar fillimin e fluturimeve të Ryanair për në/nga Tirana, duke filluar nga e marta (31 tetor).
Ryanair ka nisur një fushatë promocionale 3-ditore në të 17 destinacionet e reja për/nga Tirana, me 50,000 vende që janë në shitje, duke filluar nga 14.99 euro, të cilat janë në dispozicion nga nëntori 2023 deri në mars 2024 (edhe pse këto vende duhet të rezervohen deri më 28 tetor direkt në faqen e internetit të Ryanair)
O’Leary tha se oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregon kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhëtime me çmime vërtet të ulëta për ardhjen e turistëve në Shqipëri, si dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu.
Si linja ajrore nr. 1 në Evropè, Ryanair beson se mund të japë rritje të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme të trafikut dhe turizmit, jo vetëm këtë dimër, por edhe për shumë vjet të ardhshme në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










