Kultura
Rykka përfaqëson Zvicrën në “Euro Vision Song Contest”
këngëtarja nga Meilen ZH do ta përfaqësojë Zvicrën në "Euro Vision Song Contest" në vitin 2016 në Stokholm
Këngëtarja me emrin artistik “Rykka” me këngën e saj «The Last Of Our Kind» ka fituar në mesin e pesë konkurrentëve të tjerë, në garën zvicerane për Eurovision. Pra, këngëtarja nga Meilen ZH do ta përfaqësojë Zvicrën në “Euro Vision Song Contest” në vitin 2016 në Stokholm.
Kështu ka vendosur audienca në TV dhe juria që e ka dërguar Rykka (29), si përfaqësuese zyrtare të Zvicrës në “Song Contest Euro Vision” të këtij viti.
“Jam ndjerë sikur isha gati që të shpërtheja”, përshkruan ndjenjat e saj pas fitores Rykka.
Rykka, zyrtarisht quhet Christina Rieder. Ka lindur dhe është rritur në Vankuver të Kanadasë. Ajo ka paraardhësit zvicerane dhe vjen nga një familje muzikore. Për disa vite jeton në Zvicër. Rykka ndoqi një shkollë muzike dhe ka punuar si muzikante në rrugë. Ndërkohë ajo ka regjistruar tashmë disa albume.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër












