Kuriozitete
Sa e ke rrogën? Pyetje që nuk duhet të bëhet asnjëherë
Pyetja më absurde cilësohet: Sa e ke rrogën?
Sa e ke pagën? Mos bëni pyetje të tilla, sepse hulumtimet tregojnë se kjo pyetje nuk ka përgjigje të saktë dhe se është diçka personale. Madje, kjo pyetje nuk duhet as të thuhet edhe në një bisedë shoqërore, e as në intervistë pune, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu një sondazh i fundit zbuloi se 55 për qind e njerëzve mendojnë se punëdhënësit nuk duhet të bëjnë këtë pyetje tradicionale të intervistës.
Gjatë procesit të intervistës, biseda rreth pagës është e pashmangshme. Por a është çështje private që punëdhënësit të pyesin kandidatët se cila është paga e tyre aktuale? Shumica e amerikanëve mendojnë kështu.
Nga ana tjetër, në një sondazh të fundit nga faqja e kërkimit të punës Glassdoor, më shumë se gjysma e 2,224 të anketuarve, të përbërë nga punonjësit 18-vjeçarë dhe më të vjetër të Shteteve të Bashkuara, thanë se nuk mendojnë se punëdhënësit duhet të pyesin kandidatët për pagën e tyre aktuale dhe të kaluar. Në fakt, disa njerëz dhe organizata besojnë se pyetja tradicionale e intervistës mund të dërgojë në praktika të pagës së pabarabartë brenda kompanive.
Po ashtu, përderisa ka qenë një mision për shumicën sot të rregullojnë pabarazinë gjinore në pagë, ende ka punë për të bërë. Më shumë gra (60 për qind) se meshkuj (48 për qind) besojnë se pyetja për pagat aktuale dhe të mëparshme nuk duhet të bëhet për shkak se ata mendojnë se do të vendosë pagën e tyre fillestare. Dhe sipas Glassdoor Economic Research, në mesatare gratë në Shtetet e Bashkuara fitojnë 76 centë për çdo 1 dollar që meshkujt amerikanë fitojnë. Përveç kësaj pabarazie në pagë, gratë gjithashtu nuk negociojnë pagën aq shpesh sa meshkujt, në fakt, 68 për qind e grave nuk negociojnë pagat krahasuar me 52 për qind të meshkujve.
‘’Pyetja për pagat e mëparshme mund të ndezë pasoja të paqëllimshme dhe të prezantojë paragjykime në procesin e punësimit, e cila dëmton gratë nga dita e parë’’, Dawn Lyon, nënkryetari i Glassdoor tha në një njoftim për shtyp për çështjet globale të korporatave.
Mirëpo, studimi shkon përtej pabarazisë në pagë, duke zbuluar edhe më tej preferencat e aplikuesve të punës kur është fjala për procesin e punësimit. Pothuajse çdo person i anketuar (98 për qind) u pajtua se do të ishte e dobishme të shihnin pagat aktuale në lista të punës. Për shkak se kur është fjala tek puna, një pjesë e madhe ka të bëjë me paratë, në fakt, një pjesë e madhe e të anketuarve (55 për qind) do të ishin në gjendje të punonin për një kompani me reputacion të nivelit mesatar nëse do të paguante më shumë se sa një kompani me reputacion të mirë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?














