Lajme
Sa % e popullsisë janë vaksinuar në Zvicër
Megjithëse Zvicra po performon keq në renditjen botërore të vaksinimeve – ajo po rritet dhe dy kantone tani kanë arritur normën 70% dhe të tjerët po afrohen më shumë.
Bazel ka 70.2% të vaksinuar dhe Ticino është në 70.1%, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Neuchatel dhe Cyrihu janë vetëm pak afër 70%.
Në nivel kombëtar, norma qëndron në 67%. Për krahasim, Portugalia është në 89%, Spanja 81%, dhe Gjermania dhe Austria janë në 70%.
Zyra Federale e Shëndetësisë thotë se varianti Omicron tani përbën rreth 15% të të gjitha rasteve dhe që pritet të dyfishohet çdo 2 deri në 3 ditë. Në një konferencë për shtyp, zyra thotë se ky vend ka një nga nivelet më të larta të infeksionit në Evropë.
E-Diaspora
-
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it I riu shqiptar nga Kosova kurorëzon me sukses doktoraturën në Austri, duke u renditur ndër doktorët... -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













