Kosova
Sa i kushtojnë Kosovës zgjedhjet e parakohshme
Sipas llogaritjeve të para, këto zgjedhje, krahasuar me shumën e shpenzuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, mund t’i kushtojnë Kosovës nga 4 deri në 5 milionë euro
Që nga viti 2010, asnjë qeveri e Kosovës nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katërvjeçar, çka si pasojë ka imponuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Përveç efekteve politike, shkuarja e shpeshtë në zgjedhje, sipas organizatave joqeveritare, po i kushton edhe buxhetit të Kosovës me harxhimin e paplanifikuar të miliona eurove.
Këtë vit, në Kosovë u organizuan zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore, pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të atyre komunave. Për organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati konfirmuar se ishin shpenzuar më shumë se 471 mijë euro.
Aktualisht, Kosova nuk është në proces zgjedhor, por është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Bazuar në qëndrimet e shprehura, partitë politike janë deklaruar se i preferojnë zgjedhjet e parakohshme dhe po presin nga presidenti i Kosovës që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme kushtetuese e ligjore, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Sipas llogaritjeve të para, këto zgjedhje, krahasuar me shumën e shpenzuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, mund t’i kushtojnë Kosovës nga 4 deri në 5 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh e Lëvizjes FOL, tha për Radion Evropa e Lirë se kostoja e cila mund të përdoret për mbajtjen e zgjedhjeve është rreth 5 milionë euro, çka sipas saj, nuk është aspak e vogël.
Në anën tjetër, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se viti 2019 nuk është vit zgjedhor dhe se në Ligjin për buxhet të këtij viti nuk ka mjete të planifikuara për mbajtje të zgjedhjeve.
Ai tha po ashtu se për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të vitit 2017, kostoja ishte 4 milionë eurodhe në rast të mbajtjes së zgjedhjeve këtë vit, kostoja pritet të jetë e njëjtë.
Ndërkaq, Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme do të shkaktonte problem në aspektin e shpenzimeve.
Sipas Muratit, po të shfrytëzohej një shumë e tillë e parave për çështje të tjera, me theks të veçantë për investime ose për projekte kapitale, kjo gjë do të ishte më e mirëseardhur, sesa “të paguhen lojërat politike të subjekteve politike që bëjnë me njëra-tjetrën”, thotë ai.
Gjatë vitit 2017, sipas të dhënave të KQZ-së, Kosova kishte shpenzuar mbi 11 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj














