Shqipëria
Sa kushton një vizë ‘Schengen’ ‘në të zezën’?
Sipas burimeve policore, një dokument të tillë në Shqipëri mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 300 deri në 500 euro
Gjatë vitit 2018, në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë kaluan rreth 2 milionë e 960 mijë pasagjerë, por gjatë muajit dhjetor është konstatuar edhe një numër i lartë i personave që kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara.
Gjatë kontrolleve të muajit të fundit, agjentët e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan në flagrancë 39 persona. Gjatë verifikimeve për shtetasit në dalje të territorit të Shqipërisë, atyre iu gjetën dokumente të falsifikuara italiane, greke, rumune e bullgare, me të cilat synonin të kalonin në zonën “Schengen”.
Sipas burimeve, gjatë intervistimit, shumica e personave kanë deklaruar se destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania e Madhe. Personat në fjalë kishin zgjedhur pikërisht këtë periudhë festash, ku në të gjithë aeroportet e vendeve “Schengen”, e jo vetëm, shtohet fluksi i lëvizjeve, me shpresën se do t’iu shpëtonin kontrolleve, shkruan TCH.
Sipas specialistëve, dokumentet e falsifikuara, të sekustruara tashmë, rezultojnë të një cilësie të lartë, pothuajse identike me origjinalet. Sipas burimeve policore, një dokument të tillë në Shqipëri mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 300 deri në 500 euro, përcjell albinfo.ch.
Në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtuar prej muajsh kontrollet edhe për frenimin e azilkërkimit, duke rritur ndjeshëm edhe numrin e personave që refuzohen në dalje, pasi nuk plotësojnë kushtet për të udhëtuar në zonën “Schengen”.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













