Bota
Sa mund të vozitni në shtetet evropiane?
Ashtu si në Francë me vendosjen e kufirit të ri, shpejtësia maksimale në autostrada me dy korsi është 80 km/h në Bosnje Hercegovinë, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Maltë, Holandë, Norvegji dhe Zvicër
Kufijtë e shpejtësisë në rrugët e Evropës ndryshojnë varësisht shteteve. Franca është vendi i cili vendosi së fundmi uljen e kufirit të saj të shpejtësisë në autostrada me dy korsi në 80 km/h nga 90 km/h ku do të bashkohet me vendet evropiane, ku kufizime të tilla janë më të ulëta.
Shqipëria, shtetet baltike, Kroacia, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Maqedonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja kanë të gjitha një kufizim shpejtësie prej 90 km/h në këto rrugë.
Në vende të tjera sipas agjencisë së lajmeve ‘AFP’, kufiri mund të jetë më i ulët se 70 km/h ose më i lartë se 100 km/h, transmeton ‘Scan’.
Kështu, në Gjermani, shpejtësia e autorizuar në autostrada me dy korsi jashtë zonave urbane është 100 km/h. Sa i takon Austrisë, kufiri është 100 km/h në superstrada dhe 130 km/h në autostrada, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, në Britaninë e Madhe shpejtësia maksimale është 96.6 km/h në superstrada me dy korsi dhe 113 km/h nëa utostrada . Në Irlandë shpejtësia kufizohet në 100 km/h në të gjitha rrugët kombëtare, duke përfshirë ato me dy korsi, në 80 km/h në rrugët dytësore dhe 90 ose 100 km/h në rrugë të tjera.
Në Poloni, kufiri është 140 km/h në autostrada dhe 90 ose 100 km /h në rrugë të tjera. Në Suedi, shpejtësia maksimale e autorizuar është zakonisht 70 km/orë jashtë qyteteve dhe 110 ose 120 km/h në autostrada. Disa rajone kanë filluar të zbatojnë që nga viti 2017 kufijtë e 80 km/ h në autostrada me dy korsi.
Në Belgjikë, kufiri i shpejtësisë ndryshon sipas rajoneve të vendit. Kufiri në autostrada me dy korsi u zvogëlua në 70 km/h në Flandër në janar 2017, por mbetet 90 km/h në Valloni dhe në kryeqytet, në Bruksel.
Ashtu si në Francë me vendosjen e kufirit të ri, shpejtësia maksimale në autostrada me dy korsi është 80 km/h në Bosnje Hercegovinë, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Maltë, Holandë, Norvegji dhe Zvicër.
Disa vende, të tilla si Suedia, kanë një numër shumë të vogël të vdekjeve në rrugë, 2.6 të vdekur për 100 000 banorë në vitin 2015, sipas Eurostat.
Ndërkohë, Gjermania me 4.2, Britania e Madhe me 2.8 dhe Irlanda me 3.5 janë në krye të listës kur bëhet fjalë për sigurinë rrugore në Evropë, ndërsa lejojnë në të njëjtën kohë shpejtësi prej 100 km/h në autostrada. Franca qëndron afër mesatares evropiane me 5.2 vdekje për 100 000 banorë.
Vendet evropiane me numrin më të madh të vdekjeve në aksidente rrugore janë Rumania (9.6) dhe Bullgaria (9.9). Kufijtë e tyre të shpejtësisë janë në mesataren evropiane prej 90 km/h në rrugët dytësore në Bullgari dhe 90 në 100 km/h në Rumani, me një limit prej 130 km/h në autostrada në të dy vendet. Normat e tyre të larta të aksidenteve i atribuohen pjesërisht cilësisë së dobët të rrjetit rrugor dhe faktit që shumë shoferë përdorin makina të vjetra.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë














