Lajme
Sa njerëz mund të pësojnë nëse Rusia përdor armët bërthamore?
Kërkuesit e universitetit të Princtonin në bashkëpunim me Programin për Shkencë dhe Siguri Botërore kanë realizuar një simulim të frikshëm, duke parashikuar se si një sulm bërthamor nga Rusia mund të çojë në një luftë bërthamore. Ajo është prezantuar për herë të parë në vitin 2017, ndërsa është risjellë sërish së fundmi për shkak të situatës tejet të tensionuar.
Sipas këtij parashikimi, në vetëm 5 orë do të humbnin jetën të paktën 34 milionë persona. “Plani A” është emëruar videoja rreth 4 minuta, e cila ka si qëllim të nënvizojë pasojat katastrofike të mundshme që do të sillte një konflikt mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s.
Modeli, i bazuar mbi të dhënat zyrtare mbi vendndodhjen e armëve bërthamore, objektivat, parashikon miliona viktima vetëm në orët e para të një konflikti të tillë bërthamor. Mbi 55 milionë njerëz të tjerë do të plagoseshin, pa përllogaritur këtu dhe ata që do të vdesin nga rrezatimi, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Simulimi mund të duket në vetvete si shumë shqetësues, por mund të përdoret nga qeveritë e vendeve të ndryshme për të hartuar plane dhe për të informuar publikun se si mund t’i mbijetojë një sulmi.
Sulmi nis brenda kontekstit të armëve konvencionale, çka do të thotë një konflikt jobërthamor. Sipas tij, Rusia lëshon një raketë paralajmëruese nga baza pranë Kaliningradit në drejtim të Detit të Zi për të ndalur avancimin e NATO-s, e cila më pas hakmerret me një sulm ajror taktik.
Më pas, Rusia dërgon 300 koka shpërthyese drejt bazave të NATO-s dhe trupave që avancojnë në Europë përmes avionëve apo raketave me rreze të shkurtër veprimi.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit














