Kosova
Sa paguajnë tatime këngëtarët kosovarë?
Sipas ligjeve në fuqi, secili individ a subjekt që ushtron veprimtari ekonomike, është i obliguar të deklarojë fitimin dhe të paguajë tatim
Shumica e këngëtarëve në Kosovë paguajnë tatime. Mbi gjysmë milioni euro, është shuma që pjesëtarët e estradës kanë paguar në arkën e shtetit për vitin 2018.
Kështu thanë për Radio Kosovën zyrtarë të ATK-së. Sipas ligjeve në fuqi, secili individ a subjekt që ushtron veprimtari ekonomike, është i obliguar të deklarojë fitimin dhe të paguajë tatim, përcjell albinfo.ch.
Ndonëse janë kritikuar që nuk paguajnë tatime ndaj shtetit, artistët kosovarë tashmë kanë filluar të jenë shumë më të zellshëm në kryerjen e këtyre obligimeve tatimore.
Met Elshani, menaxher i artistit të ri, Fero, dhe shumë artisteve të tjerë, ka thënë se janë tatimpagues të rregullt.
“Po, dua të tregoj se jemi tatimpagues të rregullt dhe se të gjitha obligimet mujore dhe ato tre mujore i paguajmë”.
Paksa i ashpër u tregua menaxheri i reperit Gjiko, Granit Muhaxheri, i cili tha se paguajnë tatime dhe sipas tij, nuk u takon gazetarëve dhe askujt tjetër të di se sa paguajnë.
“Paguajmë mjaft tatime. Nuk ka rëndësi sa. Nuk i takon kjo askujt. Se di pse po pyet më shumë!”, ishte përgjigja e menaxherit të reperit të famshëm kosovar Gjiko.
Valentina Bytyqi, zëdhënëse në Administratën Tatimore të Kosovës, ka thënë se duke iu referuar vitit 2018, kategoria e këngëtarëve i kanë kryer obligimet tatimore, aq sa kanë deklaruar.
“Duhet pasur parasysh që edhe këngëtarët edhe secili tatimpagues mund të deklarojnë dhe të mos paguajnë apo deklarojnë jo real krahas asaj që kanë krijuar. Mirëpo, këngëtarët jo siç raportohet që po i ikin tatimit, vërehet që shifrat flasin diçka tjetër. Në vitin e kaluar këngëtarët kanë paguar mbi gjysmë milion euro”, ka thënë Bytyçi për Radio Kosovën.
Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se gjatë këtij viti do të përqendrohen te kjo kategori, sidomos gjatë sezonit të verës kur aktivitetet janë shumë më të mëdha, dhe ndaj të gjithë atyre që tentojnë t’u shmangen obligimeve tatimore do të veprojnë në bazë të dispozitave ligjore që janë në fuqi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













