Lajme
Sa paguhen mësuesit, IT, taksistët, diplomatët në Zvicër
Mësuesit në Zvicër fitojnë një mesatare prej 87,500 CHF bruto - megjithëse kjo ndryshon shumë ndërmjet kantoneve
Shifrat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) tregojnë edhe punët më të paguara në Zvicër
Edhe pse OECD nuk rendit të ardhurat për çdo vend pune, Libri i Pagave Zvicerane i vitit 2019 (Lohnbuch Schweiz 2019) siguron një zbërthim të profesioneve.
Paga mesatare më e lartë për një punë në postin e CEO – është 110,000-130,000 franga bruto në vit.
Fitojnë pak më pak njerëzit në IT, ku mesatarja është 117,000 franga në vit, përcjell tutje albinfo.ch.
Juristët në Zvicër fitojnë mesatarisht 111,600 në vit, duke dalë në vendin e tretë.
Ka disa pozicione më të specializuara me një pagë vjetore më të lartë – megjithëse këto punë janë pak më të vështira për t’u realizuar. Diplomatët në Zvicër fitojnë mesatarisht rreth 162,660 CHF – punë e mirë nëse mund ta merrni, përcjell tutje albinfo.ch.
Mësuesit në Zvicër fitojnë një mesatare prej 87,500 CHF bruto – megjithëse kjo ndryshon shumë ndërmjet kantoneve.
Në Gjenevë, një mësues fiton mesatarisht 97,000 CHF – ndërsa në Ticino kjo shumë është 66,000 CHF.
Nëpunësit civilë mesatarisht fitojnë 85,800 CHF, që është pagë afërsisht e njëjtë me atë të një gazetari ose redaktori.
Taksistët janë ndër më pak të paguarit në Zvicër – duke fituar 38,000 bruto në muaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kori i Filharmonisë së Kosovës do të përformojë me një program të mrekullueshëm në Itali Bëhet e ditur se në qytetin me traditë të vjetër muzikore, në Romë, Kori i Filharmonisë...
-
Krijohet Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar
-
Blerina, mes grave që po zhvillon inteligjencën artificiale në Itali
-
Familja shqiptare në Diasporë që mbi njëzet vjet çon përpara një art, atë të këpucëtarit
-
Lukas Mandl fton shqiptarët në një tubim madhështor në Baden të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
SBB do të drejtojë 49 trena shtesë për në Ticino në fundjavën e Pashkëve Për festën e Pashkëve, kantoni më jugor i Zvicrës përjeton zakonisht një fluks udhëtarësh nga zona...
-
Ka rënë përdorimi i parave të gatshme në Zvicër
-
Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih
-
A mund t’ia dilni pa pasur veturë në Zvicër?
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes