Kosova
Sa para mblodhi e sa harxhoi Qeveria në vitin 2021?
Në vitin e kaluar të hyrat e përgjithshme të Qeverisë ishin 2 miliardë e 484 milionë e 600 mijë euro.
Kuleta e shtetit u mbush kryesisht nga tatimet. Në fakt, 67 për qind të totalit të të hyrave janë rezultat i tatimeve në produkte. Më pak, ose 13 për qind ishin nga tatimet rrjedhëse në të ardhura e 11 për qind nga aktivet dhe detyrimet financiare, raporton RTKlive.
Ndërsa, pjesa e mbetur e të hyrave është mbledhur nga kategori të tjera.
Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas së cilës, shpenzimet e shtetit ishin për rreth 100 milionë euro më pak.

Kështu, shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë në vitin 2021 ishin 2 miliardë e 376 milionë e 400 mijë euro.
Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve ose 27 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet 26 për qind, konsumi i ndërmjetëm 14 për qind, formimi i kapitalit bruto 13 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është përdorur në kategori të tjera.
Në dokumentin e publikuar, ASK deklaron se ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010)./Rtk.live
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














