Kosova
Sa persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia që kur Kosova shpalli Pavarësinë
Aktualisht vetëm Franca dhe Zvicra nuk detyrojnë lirimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës
Që nga shpallja e Pavarësisë e deri më sot, besohet se rreth 40 mijë banorë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Kjo shifër po konsiderohet e lartë dhe shqetësuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës.
Në MPB kanë treguar se rreth 5 mijë persona për çdo vit kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
“Deri tani mund të thuhet se afro 40 mijë persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, flasim në total, nga viti 2009 deri në këto momente”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan ‘monitor’.
Sipas statistikave të MPB rreth 70 për qind e këtyre qytetarëve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, janë nga Gjermania, përcjell albinfo.ch.
“Sa i përket humbjes së shtetësisë së Kosovës prijnë kërkesat nga Gjermania. Ky numër është relativisht i madh për arsye se këto shtete nuk lejojnë dy shtetësi, atëherë qytetarët tanë që tashmë janë integruar në këto vende të Bashkimit Evropian, zgjedhin që ta mbajnë shtetësinë e këtyre vendeve”.
Aktualisht vetëm Franca dhe Zvicra nuk detyrojnë lirimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Në 2018 mbi 5 mijë qytetarët hiqen dorë nga shtetësia
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm gjatë vitit që sapo kemi lënë pas kërkesën për lirim nga shtetësia e Kosovës e kanë paraqitur 5578 qytetarë, ndërsa lirimi u është pranuar 5464 personave.
“Nga gjithsej 5464 persona, numri më i madh i atyre që kanë humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës, vjen nga shtetasit e Kosovës që jetojnë në Gjermani me 4719 vetë. Ndërsa vetëm 237 tjerë kanë pranuar shtetësi të vendeve të tjera”.
Numri i përgjithshëm i mërgimtarëve në diasporë llogaritet të jetë rreth 700 mijë në shtetet e BE-së dhe ShBA.
“Nëse flasim për numër, mund të konsiderohet si shqetësim, por duke pasur parasysh rrethanat e proceseve si shtet, atëherë një numër prej rreth 700 mijë personave apo më tepër që i kemi në shteteve e Bashkimit Evropian, nuk e di se si të përgjigjem”.
Mosha mesatare e personave që kanë hequr shtetësinë e Kosovës është e re.
Ndryshe, Republika e Kosovës lejon dy e më tepër shtetësi, ndërsa Shqipëria jo më shumë se dy shtetësi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen Tre këshilltarët të SVP-së: Christian Vogel, Sascha Schmid dhe Philipp Köppel ngrenë pyetje kritike në parlamentin... -
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme












