Lajme
Sa qytetarë jo-BE jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian?
Në vitin 2021, 23.7 milionë qytetarë joanëtarë të BE-së jetonin në vendet e BE-së, duke përbërë 5.3 për qind të popullsisë totale të BE-së, sipas Zyrës Evropiane të Statistikave Eurostat, përcjell albinfo.ch.
Ky numër tani përfshin rreth një milion qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar, e cila nuk është më anëtare e BE-së. Në krahasim, rreth 13.7 milionë qytetarë të BE-së jetojnë në një shtet të BE-së të ndryshëm nga shteti i tyre. Në raport me popullsinë kombëtare, qytetarët nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së përfaqësojnë shumicën e joshtetasve në shumicën e shteteve të BE-së.
Eurostat raporton se në terma absolutë, numri më i madh i joshtetasve që jetojnë në shtetet anëtare të BE-së u gjet në Gjermani (10.6 milionë njerëz), Spanjë (5.4 milionë), Francë dhe Itali (të dyja 5.2 milionë). Të huajt në këto katër shtete anëtare përfaqësonin kolektivisht 70.3 për qind të numrit total të joshtetasve që jetonin në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Vetëm në Luksemburg, Qipro, Austri, Belgjikë, Irlandë, Holandë dhe Sllovaki shumica e joshtetasve janë shtetas të tjerë të BE-së.
Në Luksemburg, 47 për qind e popullsisë përbëhet nga joshtetas.
Në terma relativë, vendet anëtare të BE-së me përqindjen më të lartë të rezidentëve jo-BE ishin Estonia (14%), Letonia (13%), Malta (12%), Luksemburgu (9%), Austria, Qiproja dhe Spanja (8%), Gjermania, Greqia, Sllovenia dhe Suedia (7%), Franca, Irlanda, Italia dhe Suedia (6%), përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












