Uncategorized
Sa shpenzuan turistët e huaj në Shqipëri më 2024
Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2024 vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose rreth 4.5 miliardë euro. 4.5 miliardë euro të ardhura nga ata që vijnë këtu dhe ato 4.5 miliardë euro ata i lënë këtu

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve online në rubrikën “Sy m’Sy” këtë të enjte.
Turistët sollën 4.8 miliardë dollarë në vitin 2024, ndërsa punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1 për qind, theksoi ai, ndërsa e quajti Shqipërinë “Somalinë tonë”, nisur nga komentet e kritikëve.
-Turizmi, po i ke parë ku i ka çuar çmimet ai turizmi 3 mujor për njerëzit që jetojnë 12 muaj këtu? Po atë kaosin që krijohen për banorët vendas, kam parasysh Vlorë. Me ato rrugët që i ke projektuar për 20 mijë banorë, po në verë bëhet 200 mijë? Po punimet nëpër rrugë që zvarriten pafundësisht dhe kryhen kryesisht në verë kur trafiku është më i madh? Po çmimet e banesave, sa i ka çuar ai turizmi yt 2-3 mujor a ke pyetur?
Kryeministri Edi Rama: Ka patur shumë pyetje për turizmin edhe këtu nuk kam vendimet e qeverisë, as shifrat e qeverisë, por kam raportin për Shqipërinë nga Këshilli Botëror për Turizmin dhe i udhëtimeve, institucion ndërkombëtar, tërësisht i pavarur, që prodhon raporte për gjithë botën dhe i referohen të gjithë shtetet.
Në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, 26 %.
Punësimi që gjeneron sektori i turizmit është 21.8 % e totalit dhe më tutje vazhdon raporti, në Shqipëri rritja vlerësohet 7.7 % kundrejt vitit të mëparshëm dhe 47.5 thuajse 50 %, thuajse dyfish kundrejt vitit 2019, këtu në këtë “Somalinë” tonë siç thoni ju.
Ndërsa punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1% krahasuar me vitin para pandemisë, sepse të gjitha matjet në sektorin e turizmit, të gjitha këto organizma i bëjnë në periudhën para dhe pas pandemisë.
Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2024 vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose rreth 4.5 miliardë euro. 4.5 miliardë euro të ardhura nga ata që vijnë këtu dhe ato 4.5 miliardë euro ata i lënë këtu.
Rritja 54.7 % pra një rritje e jashtëzakonshme, krahasuar me vitin, nivelin para pandemisë. Ndërsa shpenzimet e turisteve vendas, pra të shqiptarëve që bëjnë pushime në Shqipëri, këtu ku “vdiset për bukë” dhe ku të gjithë “vriten rrugëve”, 980 milionë dollarë, ose 950 milionë euro i harxhojnë shqiptarët, shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. Ata që sipas disave këtu nuk kanë bukë të hanë.
Pra për të vazhduar më pas, shpenzimet nga turistët e huaj, ata që vijnë nga 82% e totalit, shpenzimet nga turistët, pra nga ata që lëvizin brenda për brenda Shqipërisë gjatë gjithë vitit, se lëvizin gjatë gjithë vitit, se prandaj në vijimësi shërbimet janë të gjitha në këmbe, etj etj, janë 18 % dhe të punësuarit në sektorin e turizmit 278 mijë.
Tani më the ai turizmi yt, 2-3 mujor, a thua 2-3 mujor?
Atëherë në janar të 2024, 490 mijë vizitorë dhe turistë, 490 mijë.
Në shkurt të 2024, 480 mijë, në mars të 2024; 564 mijë, në prill të 2024; 794 mijë, në maj të 2024; 973 mijë, në qershor në 2024.
1.2 milionë normal fillon sezoni intensiv, siç e ka gjithë bota unë nuk e kuptoj pse duhet të jetë ndryshe këtu dhe pse ju duket ndryshe atyre, që këtu nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveçse se ta pikturojnë Shqipërinë si Somali, siç e tha dikush dhe po i qëndroj asaj.
Korrik të 2024, 1.8 milionë; gushti, 2.1 milion; shtatori 1.2 milion. Turizmi 2-3 mujor, tetori 760 mijë; nëntori 547 mijë dhe dhjetori 654 mijë.
Pra, siç e shikoni kemi të bëjmë me një industri, është një industri që është krijuar këtu në këtë Somalinë tonë, një industri që sjell siç iu thashë 4.5 miliardë të ardhura nga ata që vijnë këtu nga jashtë. Thënë të gjitha këto. Ku shkojnë këto se thonë ku i çon i merr për vete?
Është një lëvizje e tërë ekonomike; janë ata që prodhojnë një gamë të gjerë shërbimesh për rreth 12 milionë njerëz që kalojnë këtu. Natyrisht, jo të gjithë janë turistë që qëndrojnë për një kohë të gjatë, por shumica janë turistë që qëndrojnë dhe shpenzojnë në vend. Pikërisht kjo ka sjellë edhe rritjen e pagave në sektorin e turizmit.
Prandaj, iu them atyre që janë Greqi hajdeni këtu more, çfarë bëni në Greqi nëpër hotele, nëpër restorante, nëpër shërbimet e turizmit, çfarë bëni në Greqi, hajdeni këtu se është më mirë këtu në fund të ditës, pasi muaji atje vërtet mund t’iu duket se keni më shumë. Megjithëse në shumë profile nuk ka më shumë as në dukje, po taksat, po transporti, po qeraja, po tjetra, po tjetra, ndërkohë që këtu jeni në shtëpinë tuaj dhe atyre që flasin për qiratë iu them: Po, është e vërtetë që janë rritur, por duhet të kujtojmë se jemi vendi me numrin më të madh të shtëpive në pronësi – 94% e familjeve kanë shtëpinë e tyre.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit Ky festival prestigjioz, i cili zhvillohet rregullisht që nga viti 1996, do të mbledhë mbi 300...
-
Dea Kamberi shpallet ‘Distinguished Young Woman of Massachusetts’, e para studente nga Worcester-i me këtë titull
-
Nëna dhe motrat e Krushës së Vogël, të paharruara edhe në prag të Bajramit
-
Gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari fallco
-
Hapet edhe një klasë e re për mësimin e Gjuhës Shqipe në Birr të kantonit Argaut
Jeta në Zvicër
-
Çfarë rezerva ushqimore duhet të kenë banorët e Zvicrës në rast krize? Shumë njerëz kanë rezerva ushqimore në shtëpi, por shpesh ato nuk janë të mjaftueshme për të...
-
Rekord tragjik: 28 viktima në aksidentet e skiatorëve në Zvicër dimrin e kaluar
-
Gjykata anulon kufirin e kufizimit 30 km/h në Gjenevë, triumfon ankesa e një polici
-
Zvicra do të shoh eklipsin e pjesshëm të diellit të shtunën
-
Pse gjithnjë e më shumë amerikanë të pasur po i vendosin paratë e tyre në bankat zvicerane?