Bota
Sa shumë persona dëbohen nga ky aeroport në Gjermani
Për shumicën e njerëzve, aeroporti i Düsseldorfit simbolizon fillimin e pushimeve të tyre. Megjithatë, për disa njerëz kjo do të thotë para së gjithash: Ata kurrë nuk do të kthehen përsëri në Gjermani, pasi ata janë dëbuar. Bile, sa të është e mundur në mënyrë më tinëzare, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch
Për çdo ditë, nga aeroporti i Dyseldorfit dëbohen familje, të rinj dhe gra. Mesatarisht, në gjysmën e parë të vitit 2018 janë dëbuar 15 persona në ditë, gjithsej 2668 persona.
Siç raporton “Rheinische Post”, deri në fund të tetorit të këtij viti janë realizuar 51 fluturime në Serbi, Maqedoni, Shqipëri apo Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
Sipas Policisë Federale gjermane në Dusseldorf, disa nga të dëbuarit e kanë pranuar në mënyrë të qetë dëbimin, shumë fëmijë bile as që e dinë se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë, ndërsa disa të tjerë e mbrojnë vetveten me duar dhe këmbë kundër dëbimit.
Sa për krahasim, gjatë së njëjtës periudhë 157 persona janë dëbuar nga aeroporti Köln/Bonn. Mesatarisht, një në ditë, informon Albinfo.ch.
Kush se ku do të dëbohet në vendin e tij, kur dhe përmes cilit aeroport në Gjermani, vendos Policia Federale në Potsdam.
Megjithatë, vendimi se kush do të dëbohet, fare nuk bëhet nga Policia Federale, por nga Zyra e Emigracionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike














